Ka ndodhur

Dhunoi dhe kërcënoi ish-dhëndrin, në shtëpi i gjendet një mitraloz e kallashnikov

Një sherr mes ish-dhëndrit dhe ish-vjehrrit të tij për pak a nuk ka përfunduar në një vrasje në Lezhë. Policia ka arrestuar 67-vjeçarin K.N., pasi ka ushtruar dhunë ndaj ish-dhëndrit, E.Ç., duke e kërcënuar se do e vriste.

Lidhur me sherrin e tyre, policia është lajmëruar përmes një telefonate dhe dyshohet e konflikti ka ndodhur për motive të dobëta.

Gjatë kontrolleve në shtëpinë e ish-vjehrrit është gjetur dhe sekuestruar 1 mitraloz, 2 kallashnikovë, një granatë dore me ndezës të montuar, 4 krehra dhe 3979 fishekë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë