Ka ndodhur

Dhunohet në banesë mjeku në Gramsh, u godit nga dy persona në fytyrë

Gazeta Si - Mjeku 60-vjeçar V.Sh., në Gramsh është dhunuar disa ditë më parë me mjete të forta në banesën e tij nga dy persona, të cilët janë identifikuar nga policia.

Mjeku është dëmtuar në fytyrë dhe ka marrë ndihmë mjekësore në Spitalin e Gramshit, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje.

Nga veprimet paraprake hetimore, u konstatua se ky shtetas vuante nga probleme shëndetësore (hipertension).

Nga burime paraprake, mësohet se për shkak të gjendjes së rënduar, mjeku është transferuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Policia thotë se për të ruajtur konfidencialitetin e hetimeve që po kryhen në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, nuk bëhen të ditura të dhëna të tjera.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë