Nga Gazeta ‘SI’- Pas disa tragjedive në vend, të nxitura nga gjuha e urrejtjes në rrjetin social TikTok, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me zv. Drejtorin e Përgjithshëm të aplikacionit, Theo Bertram në zyrat në Mynih.
Në njoftimin e publikuar nga kreu i qeverisë, thuhet se në fokus të takimin ka qenë nevoja për të rritur vigjilencën ndaj dhunës si edhe masat që po merren nga kompania për të rritur nivelin e moderimit të mesazheve në gjuhën shqipe.
“Mynih – Në zyrat e Tik Tok me zv. Drejtorin e Përgjithshëm të kompanisë Theo Bertram, ku diskutuam me mirëkuptim të plotë për ngjarjet e fundit në Shqipëri dhe nevojën për të rritur vigjilencën kundër dhunës, shantazheve e gjuhës së urrejtjes online, si edhe u njohëm me masat që po merren nga kompania për të rritur nivelin e moderimit të mesazheve në gjuhën shqipe. Ishte kënaqësi informimi mbi nivelin e lartë të vetëdijes së kolosit social Tik Tok, për rreziqet që i kanosen rrjeteve sociale dhe të investimeve të kompanisë në përballimin dhe shmangien e tyre”, shkruan Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.