Ngjarje

Dhuna ndaj 6-vjeçares, babai akuzohet për abuzim seksual: Vetëm e kam rrahur me thupër!

Gjykata e Tiranës ka vendosur të lërë në “arrest në burg" babain 27-vjeçar nga Kamza, i cili akuzohet se dhunoi vajzën e tij 6-vjeçare para pak ditësh.

Prokuroria ka ngritur akuzën për abuzim seksual ndaj R.K., por nuk është vërtetuar ende nëse është abuzuar me të miturën seksualisht. Për të vërtetuar dyshimet e grupit hetimor, pritet një akt-ekspertimi mjeko-ligjor.

Gjatë seancës, i akuzuari ka pranuar dhunën ndaj vajzës, por jo që të ketë ka abuzuar seksualisht me të. Sipas tij, ai e ka rrahur me thupër, pasi vajza merrte në telefon të ëmën shumë shpesh kur ishte në punë që të kthehej në shtëpi. Ai pohoi se kjo gjë e bezdiste, ndaj e ka rrahur. Babai ka deklaruar se vetë personalisht e ka dërguar vajzën në spital.

Rasti alarmant i dhunës në familje u  zbulua të shtunën e shkuar në Kamëz, ku babai dyshohet se jo vetëm e ka rrahur me thupër, por edhe e ka kafshuar në pjesët intime të trupit vajzën e tij 6-vjeçare. Pas problemeve shëndetësore, e mitura është dërguar në spital nga prindërit e saj më 28 tetor.

Mësohet se kanë qenë pikërisht bluzat e bardha që njoftuan policinë, pasi panë shenjat e rënda të dhunës tek vajza e vogël.

Ndërkaq nëna e të miturës ka dhënë dëshmi kontradiktore për hetuesit. Në dëshminë e saj, nëna e vajzës ka treguar se e ka parë bashkëshortin kur e ka goditur dhe kafshuar vajzën, por thotë se ka menduar se e bënte nga malli.

Prindërit e vajzës ishin ndarë 6 vite më parë, por para rreth 2 muajsh kishin nisur bashkëjetesën përsëri në një familje. Seanca gjyqësore këtë të martë është mbajtur pa praninë e medias dhe të kamerave për shkak të ndjeshmërisë së lartë si çështje.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë