Shendet

Dhimbjet e shpeshta të kokës fshehin depresion?

Dhimbjet e kokës mund të jetë një nga shenjat e depresionit, zbuloi një studim i fundit i kryer nga disa specialistë të shërbimit të urgjencës në një spitali universitar turk.
Specialistja Burcu Poyraz e cila është edhe pedagoge Fakultetin i Mjekësisë në Universitetin Dokuz Eylül kreu hulumtimin tek 273 pacientë midis moshës 18-85 vjeç, të cilët u drejtuan urgjencës së spitalit ankesa për dhimbje koke. Pacientët që pranuan të ishin pjesë e studimit u vlerësuan bazuar në një shkallë depresioni. Hulumtimi tre-mujor zbuloi se gjithsej 56% e pacientëve ishin në depresion. Profesor Sedat Yanturalı i cili mbikëqyri studimin tha për Anadolu Agency që qëllimi kryesor i studimit ishte të përcaktonin nëse dhimbjet e kokës paralajmëronin depresion.

"Pacientët me depresion mund të kenë dhimbje koke dhe shpine", tha Yanturalı
Yanturalı theksoi se shumë nga pacientët në fjalë gjithashtu ishin ankuar për pagjumësi dhe gjysma e atyre nuk e dinin që vuanin nga depresioni, duke shtuar se ata pacientë gjithashtu kishin më pak të ngjarë të përgjigjen ndaj vrasësve të dhimbjes pasi ata duhet të mjekohen me ilaçe psikiatrike. Yanturalı tha se ata që kanë aplikuar në shërbimin e urgjencës me një ankesë për dhimbje koke që zgjati më shumë se 24 orë ishin nën rrezik të lartë të depresionit, duke shtuar se ata pacientë duhet të transferohen në shërbimet e psikiatrisë. Rezultatet e studimit do të publikohen gjithashtu në një ditar relevant ndërkombëtar mjekësor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë