Mode

Dhe Oscar i Tapetit të Kuq shkon për … këmishën e bardhë

Këmisha ishte pamja kryesore në mbrëmjen e Oscars 2022, me shumë personazhe që i kishin veshur duke filluar nga Zendaya te Kristen Stewart. Ndërsa Timothée Chalamet, si gjithmonë, vazhdoi me stilin e tij të veçantë, këtë herë duke e hequr fare këmishën e bardhë.

Veshja e ballove është lënë në hije. Tashmë, rroftë këmisha e bardhë e thjeshtë. Pamja që do të hyjë në histori nga ceremonia e Oscar të këtij viti është një këmishë e bardhë e pastër. Dhe jo vetëm sepse Will Smith dhe Chris Rock i kishin veshur ato gjatë incidentit, por sepse të veshurit më mirë në tapetin e kuq hoqën dorë nga fustanet e përrallave dhe në vend të tyre zgjodhën këmisha të bardha.

Zendaya, ylli i "Dune" fituese me gjashtë statuja, kishte veshur një këmishë mëndafshi të shkurtër, bërë nga Valentino ku stilisti i markës, Law Roach është bërë një nga më të preferuarit në Hollivud.

Uma Thurman kishte veshur një këmishë të bardhë nga Bottega Veneta, e kombinuar me një fund të zi sateni të gjatë, një pamje që i referohej veshjes së saj në rolin si Mia Wallace në Pulp Fiction të Quentin Tarantino.

Dylan Meyer dhe Kristen Stewart

Kristen Stewart kishte veshur një këmishë të bardhë nga Chanel ku vetëm kopsa e fundit ishte e mbyllur. Një fustan për ta kombinuar nuk ishte as në listën e Stewart e cila kishte vendosur të vishte pantallona të shkurta.

"Kristen tha: "Le ta bëjmë atë. Do të shkoj me pantallona të shkurtra", tha stilistja e Stewart, Tara Swennen. E fejuara e Stewart, aktorja dhe skenaristja Dylan Meyer, gjithashtu kishte veshur një këmishë të bardhë në tapetin e kuq, por të mbyllur vetëm në krye.

Wanda Sykes, një nga bashkë-prezantueset e natës, kishte veshur një këmishë të bardhë nën një kostum smoking të bardhë. Lady Gaga zgjodhi një këmishë të bardhë për të mbyllur ceremoninë.

Ndërkohë Timothée Chalamet ishte më i veçanti nga meshkujt pasi ai thjesht kishte vendosur mos të vishte fare këmishë.

Këmisha e bardhë është një zgjedhje që bie në sy në Oscars, ku rregullat normale të veshjes ndryshojnë. Një veshje me shumë elemente tashmë nuk krijon reagime ndërsa një këmishë e bardhë do të bëhet lajm.

Uma Thurman

Një këmishë e bardhë tek një grua dhe mungesa e saj tek një burrë, në rastin e Chalamet flet për një shkëputje nga normalja dhe është një mënyrë për të treguar përfshirjen e Oscars në debatet për gjininë dhe komunitetin LGBTQ+.

Chalamet e zgjodhi kostumin e tij nga koleksioni më i fundit i veshjeve të grave NGA Louis Vuitton.

Pamja më e pëlqyer në tapetin e kuq është ajo që shumica e njerëzve që e shikojnë e kanë tashmë pjesë të veshjes së tyre. Ndoshta çmimet Oscar kanë ndryshuar vërtet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë