Gazeta Si – Kilian Mbape shumë shpejt do të komunikojë vendimin për të mos rinovuar. Në mes është edhe pakti me Al-Khelaifin në lidhje me shpërblimin e beznikërisë, që PSG duhet t’i paguajë në fund të sezonit.
Mbape ka zgjedhur Realin. Në Spanjë dhe në Francë nuk kanë më asnjë dyshim për këtë çështje dhe tani diskutimi është fokusuar te detajet ekonomike të këtij trasferimi. Duke qenë se kontrata i skadon në qershor, sulmuesi do të njoftojë formalisht PSG-në se nuk do të rinovojë. Më pas duhet të respektojë paktin personal me Naser Al-Khelaifi.

Në rastin e kalimit me parametra zero te Reali, Mbape duket se ka hequr dorë nga 80 milionë euro shpërblim besnikërie, që në Paris duhet t’i marrë në fund të sezonit. Një lëvizje e rëndësishme, që bashkë me një pagë më të ulët tregon qartë vullnetin e lojtarit për të kaluar në Madrid.
Edhe pse mungojnë ende lajmet zyrtare, në Spanjë nuk ka më asnjë diskutim që Mbape do të jetë nën urdhrat e Ançelotit. Për të bindur sulmuesin t’i bashkohet Realit nuk ishte një ofertë ekonomike më e lartë se e PSG-së. Përkundrazi, përveç bonusit për firmën në kontratë, bomberi francez do të marrë më pak se 72 milionë eurot që ofronte PSG.
Në Paris, në pritje të komunikimit zyrtar nga Mbape, kanë nisur të planifikojnë të ardhmen. Al-Khelaifi po studion një strategji aggresive në merkato për të zëvendësuar Mbape, duke shënjestruar emra si Viktor Osimhen apo Rafael Leao.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




