Politike

Detajet e para referendumit, do të votohet në ambiente me qira, shmangen selitë e degëve

Në më pak se një orë nga lajmërimi i kryetarit të PD-së Lulzim Basha se do të dilte në një konference për mediat lidhur edhe me 18 dhjetorin, ish- kryeministri Sali Berisha njoftoi në Facebook se vendi i qendrave të votimit ku do të kryhet referendumi për shkarkimin e Lulzim Bashës do të njoftohej ditët në vijim, duken e lënë situatë të paqartë në mënyrën se si do të procedohej në degë.

Gazeta “Si” ka pyetur se si po shkon ky proces paralel në një nga degët më të rëndësishme të PD-së, ajo e Durrësit.

Burime nga grupseksionet thanë për gazetën se një opsion i mundshëm do të jenë marrja me qira e lokaleve.

Paralelisht me atë që po ndodh ne proces diskutimi në grup seksione, deputeti i PD-së së Durrësit i rreshtuar me Kuvendin e 11 dhjetorit, Oerd Bylykbashi ka njoftuar se votimi do të bëhet tek ambientet e Pallatit të Kulturës në Durrës.

Bylykbashi njofton se qendrat e votimit do të jenë të hapura tek Pallati i Kulturës nga ora 8.00 deri në orën 17.00

Burimet njoftojnë gjithashtu se e njëjti proces do të ndiqet edhe në shumicën e degëve të tjera.  

Ajo që specifikohet deri më tash është fakti se thuajse në të gjitha degët, delegatët që kanë qenë të pranishëm në Kuvendin e 11 dhjetorit po shmangin votimin nëpër selitë e partisë, duke marrë më së shumti ambiente me qira, dhe duke votuar me listën e anëtarësisë.

Një proces ku që sipas të gjitha gjasave të paktën nga ana proceduariele do të përfundojë në gjykatë pasi pala tjetër ajo zyrtare nuk do ta njohë si proces e aq më tepër rrugën.

Nga PD e Durrësit njoftohet jo zyrtarisht se të shtunën në Kuvendin e 18 dhjetorit do të marrin pjesë vetëm 1% e delegatëve që ishin edhe më 11 dhjetor.

Megjithatë asnjëra nga palët nuk konfirmon një numër të saktë sa delegatë nga njëra palë nuk do të shkojnë në Kuvendin e të shtunës.

Ajo që dihet deri më tani është se referendumi për shkarkimin e Lulzim Bashës nuk do të bëhet në degët e selive.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë