Dosje

Detajet e dosjes së Gjykatës / Denis Meçe fjeti në makinë pas vrasjes së Egli Progës, ofroi garanci pasurore për të shmangur burgun. Dëshmitarë (të dehur) dhe që nuk kanë parë gjë!

Gazeta Si - Në vazhdën e hetimeve për ngjarjen e rëndë në Pogradec, përveç dëshmive dhe detajave, si autori i vrasjes Denis Meçe, ashtu edhe viktima, Egli Proga, dyshohet se kanë qenë në gjendje të dehur para konfliktit.   

Madje Meçe, është larguar menjëherë nga vendngjarja dhe rrugës për në fshatin Buçimas, ka ndaluar makinën në një krah të rrugës, ku ka fjetur për disa orë.

Duke pretenduar se ka qenë në gjendje të dehur, pasi është zgjuar, ka mësuar nga avokati që ka zgjedhur ta mbrojë se Egli Proga kishte ndërruar jetë.

Në vendimin e zbardhur të Gjykatës së Korçës për caktimin e masës së sigurisë ndaj 29-vjeçarit, tregohet e gjithë dinamika e plotë e ngjarjes në 10 gusht 2024.

Vrasja ndodhi në afërsi të vendit quajtur “Axhensia”, tek rreth-rrotullimi, lagjja nr.2 në Pogradec në lokalin “Stropcka”.

Në vendimin e gjykatës, është edhe dëshmia e personave të liruar për “moskallëzim krimi”, të cilët janë lënë në “detyrim paraqitjeje”.

Njëri prej tyre thotë se ka qenë në gjendje të dehur dhe se nuk mban mend asgjë, ndërsapronari i lokalit ku ndodhi ngjarja, dëshmon se nuk ka parë gjë.

Dëshmia e Denis Meçes

Në dëshminë e tij, Denis Meçe ka deklaruar se Proga e ka ofenduar dhe se donte që ta godiste me shpullë “për ta qetësuar”, por se ai ra papritur në tokë.

“Unë kam marrë cigaren dhe sa kam kthyer kurrizin, ky më shau. Nuk jam kam vënë veshin dhe kam dalë përjashta dhe jam ulur tek tavolina ime. Më pas, ai ka vazhduar të shante në drejtimin tim. Unë kam dashur t’i fusja një shpullë ta qetësoja, por sa i jam afruar kam ngritur dorën, ai është rrëzuar në tokë dhe nuk u ngrit më”, tha ndër të tjera Meçe në dëshminë e tij”.

Denis Meçe ka treguar se atë ditë ka qenë në lokal nga ora 15:00 duke pirë. Më pas rreth orës 18:00 ka ardhur Egli Proga. Pasi janë zënë për cigaren, Meçe ka dalë përjashta ndërsa thotë se viktima ‘ka vijuar ta ofendojë”

“Duke qenë kjo situatë, që ai vazhdonte nga brenda të shante, unë kam hyrë brenda dhe i kam thënë "ore çfarë ke që shan" por ai ka vazhduar sërish të shajë dhe unë i kam thënë "po hajde pak jashtë të flasim". Ai më tha "po hajde se çfarë do më bësh, do më hash k..in" dhe kemi dalë jashtë. Unë kam dashur t'i fus një shpullë ta qetësoja, por sa i jam afruar kam ngritur dorën, ai është rrëzuar në tokë dhe nuk u ngrit më. Mua nuk më është besuar hiç dhe pasi jam frikësuar nga situate, jam larguar.  Dua të them se unë kisha gjithë ditën që konsumoja alkool dhe me sa pashë edhe ai ishte i dehur”.

Garanci pasurore 1 mln lekë

Ndërkohë, avokati i Denis Meçes, ka kërkuar që ndaj 29-vjeçarit, të ketë masë tjetër sigurie. Eduart Muçi kërkoi që të cilësohet i ligjshëm arrestimi, por sipas tij, duhet të ketë masë më të lehtë, sikurse “arrest në shtëpi, apo “garancia pasurore” në vlerën 1 milion lekë, por gjykata nuk ka pranuar.

Avokati Eduart Muçi deklaroi në gjykatë se klienti I tij Denis Meçe nuk ka pasur për qëllim t'i fshihet drejtësisë largimi i tij menjëherë pas ngjarjes ka qenë i pavullnetshëm dhe në kushtet kur ka qenë i dehur.

Në seancën gjyqësore avokati ka thënë se 29-vjeçari ka pasur vullnet për të dhënë shpjegime për atë që ka ndodhur, pasi ai nuk ka pasur për qëllim të kryejë vrasjen e babait të dy fëmijëve, dhe as të largohet.

Ai ka fjetur në automjet derisa është përmendur, ka telefonuar atë si avokat, dhe pasi i është shpjeguar se çfarë kishte ndodhur, vetë i ka kërkuar për ta shoqëruar për në Komisariatin e Policisë.

“Vullneti i tij ka qenë për të dhënë shpjegime në lidhje me sa ka ndodhur, pasi ai nuk ka pasur për qëllim të kryejë vrasjen e një shtetasi, dhe as të largohet, pavarësisht se pasoja është e rëndë dhe kemi të bëjmë me humbjen e një jete”.

Kërkoi ndjesë në gjykatë

Denis Meçe ka kërkuar ndjesë dhe ka thënë që është i keqardhur për sa ka ndodhur, pas nuk ka pasur për qëllim ta dëmtojë dhe aq më tepër ta vrasë të ndjerin.

Më 12 gusht Gjykata e Korçës caktoi masën e sigurisë 'arrest me burg' për Denis Meçen për akuzën e vrasjes nga pakujdesia' dhe 'detyrim me paraqitje' për tre të arrestuarit e tjerë të akuzuar për 'moskallëzim krimi'  Voltan Shkulaku Arian Manellari e Leonidha Guçe .

Dëshmitarët, të dehur!

Në dosjen e prokurorisë, thuhet se asnjë nga personat e pranishëm në lokal nuk ka parë gjë si ka ndodhur ngjarja.

Njëri prej tyre, Arian Manellari, thotë madje se ka qenë në gjendje të dehur dhe nuk mban mend asgjë.

“Fillimisht kam qenë në një lokal poshtë irës, ku kam pirë disa birra. Rreth orës 17-18 kam shkuar te lokali i Volit, “Stropcka”, ku kam parë shokun tim Leonidha Guçe, pastaj ka ardhur një shtetas i quajtur Denis. Atje kemi konsumuar nga 3-4 birra. Në një moment pashë që erdhi policia, unë të paktën nuk u ngrita fare të shikoja se çfarë ishte bërë. Më pas, pashë që erdhi ambulanca dhe mori një person. Më pshë ika në shtëpi dhe aty erdhi një punonjës policie dhe më mori. Deinisin e njoh si fytyrë, por nuk kam pasur marrëdhënie”.

I pyetur se çfarë veprimesh ka kryer Denis Meçe, Manellari është përgjigjur.

“Orën nuk e mbaj mend fare, por ai u ngrit nga tavolina dhe hyri vrenda 2-3 herë dhe në fund, kur ndodhi ajo që erdhi policia, nuk e pashë më. Jashtë lokalit dhe brenda kishte njerëz të tjerë, por nuk i mban mend kush ishin. Nuk kam parë gjë fare, sepse isha ulur me kurriz”.

I pyetur si person ndaj të cilit zhvillohen hetime, Arian Manellari në prani të mbrojtësit ligjor, ka deklaruar se i përmbahet thënieve që ka dhënë deklarues dhe shton se nga konsumi i alkoolit, ka qenë i dehu, duke mos mbajtue mend mirë veprimet që kanë ndodhur.

Dëshmia e pronarit të lokalit

Në zbardhjen e vendimit të publikuar nga Gjykata e Korçës, shtetasi Voltan Shkulaku, i cili kishte marrë me qira lokalin në fjalë, pohoi në dëshminë e tij në polici se nuk kishte parë asgjë nëse viktima dhe autori ishin zënë.

Ai tha se Egli Proga ishte i dehur kur kishte shkuar në lokalin e tij dhe kishte kërkuar birrë.

“Egli ka ardhur në lokal 10 minuta para ngjarjes. Sapo ka hyrë në lokal ka porositur një birrë dhe është ulur në tavolinën time dhe të shokut tim. Në atë moment i kam dhënë birrën dhe më pas jam ngritur dhe po pastroja në banak. Shpjegoj se Egli kishte konsumuar alkool te lokali i tij, rreth 50 metra më tutje larg timit.

Në kohën që unë jam ngritur për të pastruar ai është ngritur dhe ka shkuar në tualetin e lokalit. Nuk jam shumë i sigurt, që sapo ka dalë nga tualeti është ulur në tavolinë apo ka dalë jashtë. Pak më vonë kam dëgjuar disa persona që kanë folur me zë të lartë dhe kërkonin ujë.

Unë jam hutuar në atë moment dhe kur kam dalë jashtë nuk kam nxjerrë ujë, por një nga rruga ka sjellë një bidon. Kam parë se shtetasi Egli ishte shtrirë në tokë dhe aty ishin mbledhur shumë persona të tjerë. E kam ngritur duke e kapur nga trupi, por ai nuk reagonte megjithëse i kam nxjerrë gjuhën jashtë. Ai në atë moment nxirrte vetëm shkumë nga goja. Aty ka ardhur ambulanca që e ka marrë dhe e ka çuar në spital, ndërsa unë kam vazhduar te lokali. Kur kam hyrë në tualet kam vënë re se ai kishte nxjerrë aty pasi kishte të vjella. Kam bërë pastrimin e tualetit dhe te lokalit dhe kam bërë mbylljen e lokalit.

Isha aty kur ka ardhur policia. Ai ishte vetëm kur ka ardhur te lokali im. S'ka bërë asnjë lloj debati apo konflikti. Ka ndenjur shumë pak kohë, pasi gjysmën e birrës ka pirë dhe është ngritur dhe ka shkuar në tualet. Ai nuk është zënë me njeri aty.

Aq pak sa ndenja unë me të ai ishte mërzitur dhe më ka thënë se do ta mbyll lokalin fare. Nuk kam folur me asnjë nga personat aty pasi më ka zënë gjaku se ai ishte me gjak në fytyrë. Unë ia kam fshirë me kartopeceta dhe nuk kam komunikuar me asnjë deri sa erdhi policia që na ka shoqëruar në komisariat. Kamera që kam unë te lokali, e kam kontrolluar dhe nuk regjistronte fare, por vetëm sa sheh në moment dhe asgjë më tepër”, - ka dëshmuar Voltan Shkulaku.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë