Gazeta Si - Një grabitje e armatosur në fshatin Prush të Tiranës ka dështuar mbrëmjen e kësaj të shtun, por ka shkaktuar një përplasje me armë zjarri me policinë.
Një grup personash të armatosur kanë tentuar të vidhnin një banesë, por kanë hasur në rezistencë të pronarëve, të cilët lajmëruan menjëherë policinë.
Në vendngjarje shkoi patrulla policore dhe sipas burimeve paraprake, raportohet se mes agjentëve dhe autorit/ëve ka patur shkëmbim me armë zjarri.
Në momentin që policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes pas denoncimit, autorët kanë hapur zjarr ndaj tyre. Ndërkohë kanë reaguar edhe uniformat blu, duke shkaktuar shkëmbim zjarri mes të dyja palëve.
Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka asnjë person të lënduar. Autori/ët janë larguar, ndërsa policia ka ngritur pika kontrolli për kapjen e tyre.
Mësohet se policia është në ndjekje të një makine tip "Audi" ngjyrë e bardhë me targa AA 943 SG që është larguar në drejtim të Liqenit të Thatë. Mësohet se targat janë denoncuar si të vjedhura.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.