Shendet

Dëshpërimi i Janarit

Viti i Ri është  kohë për fillime të reja, por për shumë ka një zhytje në atë pozitivitet. Dëshpërimi i Janarit janë një gjendje e  vërtetë mjekësore.

“Është një formë depresioni që shumë njerëz e ndiejnë pas pushimeve dhe ndonjëherë edhe më herët”, thotë terapistja Rosemary Sword .

Dëshpërimi i  janarit mund të zgjatë për disa javë, zakonisht pas të hënës blu, më 21 janar, e cila  thuhet se është dita më depresive e vitit. Kjo ditë është llogaritur duke përdorur një seri faktorësh në një formulë (jo veçanërisht shkencore) matematikore.

Faktorët janë: moti, niveli i borxhit (specifikisht, ndryshimi midis borxhit dhe aftësisë sonë për të paguar), sasia e kohës nga Krishtlindja, koha që dështoi në zotimet e Vitit të Ri, nivele të ulëta motivuese dhe ndjenja e një nevoje për të marrë përgjegjësinë e situatës.

A është i njëjtë me Çrregullimin Afektiv Sezonal?

Jo. Dëshpërimi i  janarit është depresion i situatës dhe shoqërohet me mënyrën se si mendojmë dhe ndihemi.

Çrregullimi Afektiv Sezonal (ÇAS) mund të prekë njerëzit për një muaj në çdo kohë dhe mjekët besojnë se ka të bëjë me mënyrën se si trupi i përgjigjet rrezeve të diellit.

Alison Kerry, nga shoqata bamirëse  e shëndetit mendor “Mind”, thotë:  “Me ÇAZ, një teori është se  drita që hyn në sy shkakton ndryshime në nivelet e hormoneve në trup.

Në trupat tanë, drita funksionon për të ndaluar prodhimin e hormonit të gjumit melatoninë, duke na bërë të zgjohemi.“Është menduar se të sëmurët me ÇAS  preken nga orët më të shkurtra të dritës në dimër. Ata prodhojnë melatoninë më të lartë, duke shkaktuar letargji dhe simptoma të depresionit”.

Disa nga simptomat e ÇAS  janë vështirësia në të fjetur ose gjumë i tepë i tepërt, shtim ose  rënie e  oreksit, energji e ulët, nervozizëm  ose zemërim, vështirësi për të kujtuar gjërat, vështirësi  për të trajtuar situatat dhe dëshira për izolim.

Si ta kuptoni  se vuani nga dëshpërimi i  janarit?

Njerëzit fillojnë të vuajnë menjëherë pas pushimeve, kur të gjitha dekorimet festive janë zhdukur dhe gjërat janë kthyer në normalitet.

Mund të ndiheni të vetmuar pasi miqtë dhe familja,  që keni parë gjatë pushimeve,  janë larguar.

Largohuni nga  ushqimi dhe pirja e tepërt dhe e lini të rrjedhë edhe nëse Viti juaj i Ri nuk nisi  siç shpresuat.  

Shoqata bamirëse e shëndetit mendor “Mind” e  nënçmon  nocionin e të Hënës Blu, duke pretenduar se koncepti nuk ka asnjë themel në kërkimin shkencor.

Një deklaratë në faqet e tyre të internetit thotë: “Mendojmë se është mashtrim i rrezikshëm.

Ata prej nesh që jetojnë me depresion,  e dinë se ato ndjenja nuk diktohen nga data”.

Shefi i Informacionit i Mind, Stephen Buckley thotë se  “E hëna blu kontribuon në dëmtimin e keqkuptimeve për depresionin dhe banalizon një sëmundje që mund të jetë kërcënuese për jetën”.

Degë të shumta të  organizatës bamirësie të Samaritanëve në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar po synojnë ta kthejnë të hënën blu në të hënën e birrës dhe do të ofrojnë diskutim dhe evente  në të gjithë vendin.

Si të përballeni me dëshpërimin e  janarit?

Të dilni shëtitje ose të  mbyllni  një projekt që keni filluar,  janë mënyra për t’u marrë me qetësinë emocionale.

Sword  thotë: “Dilni në natyrë, qoftë edhe  për pak.

“Shëtisni rreth lagjes,  shijoni një vakt të preferuar me të dashurit tuaj, telefononi një mik ose anëtar të familjes; mbaroni atë projekt që keni filluar verën e kaluar, nëse mundeni.

Jeni  unik dhe i vlefshëm, kështu që shijoni jetën tuaj të bukur”

Ushtrimet, fillimi i një aktiviteti që keni dashur të bëni dhe shijimi i kohës me miqtë dhe familjen, të gjitha ndihmojnë për të dëbuar dëshpërimin e dimrit.

Dëshpërimi i  janarit ka tendencë të zgjatë  disa javë maksimalisht, por njerëzit me Çrregullim Afektiv Sezonal mund të preken për muaj me radhë. Disa njerëz mund të fillojnë të ndjehen të plogësht dhe të dëshpëruar sapo ditët fillojnë të shkurtohen në vjeshtë dhe kjo mund të zgjasë deri në pranverë.

“Ndryshe nga dëshpërimi i janarit, që  është një depresion i situatës dhe shoqërohet me mënyrën se si mendojmë dhe ndiejmë, Çrregullimi Afektiv Sezonal,  është depresion klinik i shkaktuar nga biologjia personal”,  thotë Sword. Është mënyra se si funksionon trupi i një personi dhe është një përgjigje fiziologjike ndaj më pak orëve të dritës së diellit gjatë muajve të dimrit.

“Kur dikush përjeton  dëshpërimin  e janarit, e dimë do të kalojë dhe nuk kërkojmë ilaçe”,  tha Sword. “Por për të sëmurët me ÇAZ, mund të përshkruhen ilaçe,  kundër depresionit dhe terapi me dritë - ekspozimi ndaj dritës për të ndihmuar trupin të përballojë ditët  më të shkurtra”.

Por nëse çrregullimet e humorit dhe gjendja e dëshpëruar janë më  shumë se diçka sezonale, koha më e mirë për të folur me një terapist, sipas  klinikës psikoterapeutike në Shqipëri “Be the Change”  është kur diçka ju ka shqetësuar, për një kohë të gjatë,   keni provuar gjithçka që mund të mendoni për ta “rregulluar”,  ose “përmirësuar” atë, pa parë ndonjë lëvizje përpara.

“Nëse po e shihni veten duke përsëritur modele të sjelljes, mendimit ose marrëdhënies që janë të dhimbshme për ju, një terapist mund të jetë në gjendje t'ju ndihmojë të zhvendoseni dhe të zhvilloni modele më të shëndetshme”, këshillon klinika Be the Change.

Por ka disa mënyra të thjeshta për ta nxjerrë veten nga dëshpërimi i janarit. Terapistja Rosmary Sword thotë se një nga gjërat për të përmirësuar humorin është të sjellësh në kujtesë gjërat pozitive që keni përjetuar gjatë pushimeve dhe gjatë jetës.

Mund të bëni plane për të pasur një vit më të mirë se i mëparshmi. Këto plane mund të përfshijnë projekte si vetë-përmirësimi, të jeni më të shoqërueshëm apo të ndihmoni njerëz në nevojë.

Në fund, kujtojini vetes se nuk ka problem të silleni në mënyrë hedoniste ndonjëherë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë