Gazeta Si – Fatmir Tarellari ka treguar dinamikën e ngjarjes ku mbeti i vrarë në Greqi kunati i tij Erjon Pelivani, pasi zbuloi se ky i fundit i kishte përdhunuar vajzën 18-vjeçare që kur ajo ishte e mitur.
Gjatë dëshmisë së tij në Gjykatën e Volosit, e cila vendosi masën e soigurisë “arrest shtëpie” për 50-vjeçarin, ai ka përshkruar për hetuesit të gjithë makthin e përjetuar që me datën 7 janar kur mësoi nga pronarja e shtëpisë ku banonte vajza e tij se qiraja nuk ishte paguar.
Sipas mediave greke, Trellari thotë se është i ka bërtitur kunatit të tij (nga gruaja e dytë) pse ia kishte përdhunuar fëmijën. “Dhe ai po tallej me mua. E futa në shtëpinë time, e ndihmova financiarisht dhe ai më shkatërroi fëmijën dhe jetën tonë”.
Rrëfimi i vajzës
Vajza ishte në shtëpinë e motrës së saj në Volos, kur i ati i kërkoi shpjegim, por nuk iu përgjigjën në telefon.
Pas nuk arriti do të kontaktonte me 18-vjeçaren, shkoi për t’i takuar dy vajzat e tij.
Në bisedën mes babait dhe vajzës, 18-vjeçarja i tregoi të atit se paratë e qirasë ia kishte marrë një person që e kishte abuzuar dhe përdhunuar seksualisht në të kaluarën dhe tani e kërcënonte se nëse nuk ia jepte paratë do t’i tregonte familjes dhe gjithë botës fotot e videot që kishte në posedim, ku ajo ishte filmuar nga 33-vjeçari gjatë aktit seksual.
Por vajza nuk ka zbuluar emrit e personit që e ka për dhunuar dhe shantazhuar. Megjithatë 50-vjeçari ka mbështetur vajzën e tij dhe i ka qëndruar në krah.
Ai nuk e mendoi për asnjë moment mjedisin e mbyllur shoqëror ku jetonin dhe i kërkoi të bënte padi, ndërkohë që i kërkoi një psikolog.
50-vjeçari fajësoi veten për faktin se nuk e kishte kuptuar se çfarë kishte ndodhur dhe çfarë po përjetonte fëmija i tij për kaq shumë vite.
Emri
Ai u fiksua për të zbuluar se kush kishte abuzuar seksualisht dhe përdhunuar të bijën, sipas dëshmisë së tij për hetuesit.
Mëngjesin e së martës së kaluar, 18-vjeçarja më në fund zbuloi identitetin e përdhunuesit të saj.
“E kam mbështetur, e kam ndihmuar financiarisht, e kam futur në shtëpinë time dhe më ka përdhunuar fëmijën. Gjendjes sime të rëndë mendore iu shtua ndjenja e tradhtisë”.
Në pamundësi për të menaxhuar atë që po ndodhte, ai u largua nga Volos për t’u rikthyer në Argalasti.
Atje nuk pushoi dot dhe donte t’i kërkonte kunatit një shpjegim. Duke ditur të kaluarën e tij të dhunshme, ai ka marrë me vete edhe pushkën që posedon ligjërisht, mësohet të ketë thënë Fatmir Tarellari.
Takimi me kunatin
Ai nuk e ka telefonuar vetë 33-vjeçarin, pasi nuk kanë pasur shumë kontakte, por i ka thënë bashkëshortes së tij që t’i telefononte dhe të shkonte ta ndihmonte për të ndryshuar gomën e makinës pranë hyrjes së Volosit.
33-vjeçari ka parkuar makinën në krahun e kundërt të rrugës, e ka kaluar dhe është nisur drejt 50-vjeçarit. “Pse më përdhunove dhe ma shkatërrove vajzën”, i bërtiti 50-vjeçari kur e pa.
Por kunati i tij, jo vetëm që nuk ka dhënë asnjë shpjegim, por përkundrazi ka buzëqeshur dhe duke vrapuar, duke ndryshuar vazhdimisht drejtime, ka tentuar ta sulmojë dhe t’i marrë armën.
Për t’u mbrojtur, 50-vjeçari tha se e ka goditur me tytën e armës 33-vjeçarin në kokë dhe gjoks dhe ai ka rënë përtokë.
Por Erjon Pelivani u ngrit dhe e sulmoi përsëri. Pastaj 33-vjeçari, sipas dëshmisë së autorit, tentoi t’i hiqte armën, por gjatë përleshjes është tërhequr këmbëza dhe është qëlluar për vdekje.
Ai u kthye në Volos, shkoi në shtëpinë e vajzës së tij pa treguar se çfarë kishte ndodhur dhe prej andej shkoi në zyrën e avokatit të tij.
“Unë telefonova policinë për të zbuluar se çfarë kishte ndodhur. Më pas u dorëzova”, përfundoi ai dëshminë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.