Shendet

Deri në vitin 2050 bota do të vuajë nga pandemia e miopisë

Vlerësohet se rreth gjysma e popullsisë së botës, pra rreth 4.9 miliardë njerëz do të vuajnë nga dëmtimi i shikimit për larg.
Pjesa më e madhe e problemit është mjedisor sipas ekspertëve, pasi njerëzit po rrinë më shumë kohë përpara pajisjeve teknologjike dhe nuk shpenzojnë kohë duke qëndruar jashtë për të parë në hapsirë dhe për të qartësuar shikimin.

Sidoqoftë, ekspertët amerikanë kanë zbuluar se shumë nga sëmundjet gjenetike si miopia, janë gjithashtu një problem.
"Ne zbuluam se rritja e shpejtë e prevalencës së miopisë është pjesërisht për shkak të seleksionimit natyror për mutacionet që lidhen me miopinë, 'tha autori i studimit dhe biologu evolucionar Jianzhi Zhang nga universiteti i Miçiganit.
Sipas tij kjo nuk është sepse këto mutacione shoqërohen edhe me avantazhe riprodhuese që nuk kanë lidhje  vetëm me miopinë.

Në studimin e tyre, profesori Zhang dhe kolegu Erping Long ekzaminuan të dhënat gjenetike dhe mjekësore të 63. 185 individëve të moshës midis 40-69 vjeç, të cilët vullnetarisht të morën pjesë në studim.
Ky projekt kërkimor afatgjatë, kërkon të identifikojë faktorët gjenetikë dhe mjedisorë që kontribuojnë në zhvillimin e sëmundjes.

Ndarja e të dhënave në gjashtë grupe bazuar në moshën e tyre, bëri që ekipi të zbulojë se përhapja e miopisë u rrit nga 24.4 në 41.0 përqind midis atyre që kishin lindur mes viteve 1940-44 dhe 1965-69.
Studiuesit zbuluan se mosha ekuivalente e personave që vuanin nga miopia ishte  40 vjeç.
Duke ekzaminuar variacionet gjenetike, Zhang dhe  Long gjetën 25 variante  të miopisë që duket se janë bërë më të zakonshme në gjeneratat e reja.
Individët me dëmtim të shikimit nga afër kanë më shumë të ngjarë të kenë probleme edhe me riprodhimin, duke pasur më pak fëmijë, gjë e cila tregon se përzgjedhja   natyrore vepron kundër gjendjes së miopisë.
"Nuk është e qartë se si  lidhen saktësisht këto gjene me sistemin riprodhues,"tha Zhang.

"Një mundësi është që këto variante gjenetike të ndikojnë në miopi dhe riprodhim. Një mundësi tjetër është që mutacioni i lidhur me miopinë të ndodhë pranë një mutacioni të lidhur me riprodhimin në gjenomin njerëzor, i tillë që  të ngjitet me mutacionin e lidhur me riprodhimin kur kjo e fundit zgjidhet nga përzgjedhja natyrale."
Faktori gjenetik është domethënës, por jo edhe shkaku kryesor i incidencës në rritje të afërsisë,"shpjeguan studiuesit.

Për të vlerësuar ndikimin e seleksionimit natyror dhe ndryshimet gjenetike që rezultojnë ekspertët studiuan  ndryshime në prevalencën e miopisë nga ndryshimet e gjenotipit.

"Kështu, gjetja jonë nuk ndryshon pikëpamjen mbizotëruese në lidhje me rëndësinë e faktorëve mjedisorë në epideminë e miopisë," shtuan ata.
Gjetjet e plota të studimit u botuan në revistën "National Science Review".

Burimi: Daily Mail. Përshtati: Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë