Ngjarje

Derbi Tirana-Partizani, të dielën bllokohen rrugët, kush ka automjete përreth ‘Air Albania’ t’i spostojë

Policia e Shtetit ka njoftuar planin e masave për garantimin e rendit dhe sigurisë, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes së futbollit midis ekipeve “KF Tirana” dhe “Partizani”, që do të zhvillohet më datë të dielën, në orën 19:00, në stadiumin “Air Albania”.

Në orën 14:00 do të bëhet spostimi i automjeteve përreth stadiumit, ndërsa bllokomi i rrugëve do të bëhet në orën 17:00. Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, nga ora 17:00 deri në përfundim të aktivitetit, janë:

– Rruga “Lek Dukagjini”, përreth stadiumit, rruga “Dervish Hima”, rruga “Gjergj Filipi”, rruga “Papa Gjon Pali II”, nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri te stadiumi “Air Albania”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga Presidenca deri te sheshi “Nënë Tereza”.

▪️Lëvizja e tifozëve të KF Tirana do të bëhet:

Xhamllik – ura e Rrugës së Elbasanit – rruga “Papa Gjon Pali II” – stadium;

Selvia – Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit – bulevardi “Dëshmorët e Kombit” – kthim në rrugën “Bajram Curri”, – rruga “Papa Gjon Pali II” – Coin – Stadium.

▪️Lëvizja e tifozëve të Partizanit do të bëhet:

Kryqezimi i rrugës “Muhamet Gjollesha” me rrugën “Artan Lenja” – përgjatë rrugës “Muhamet Gjollesha” – rruga “Sulejman Delvina”, rruga “Ibrahim Rugova” – pas Presidencës – sheshi “Frederik Shopen” – përpara shkallëve të Universitetit të Tiranës – stadium.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë