Futboll

Derbi i Italisë vendoset nga një autogol, Interi shkëputet 4 pikë nga Juventusi

Gazeta Si – Ndeshja-titull e Serisë A është vendosur nga një devijim i mbrojtësit të Juventusit, Gati. Zikaltrit tani shkojnë 4 pikë para dhe kanë një ndeshje më pak.

Derbi i Italisë, i vlefshëm për javën e 23-të të kampionatit, shkon për Interin. Skuadra e Simone Inzagit mund sot 1-0 Juventusin në ‘San Siro’ dhe nis kështu arratisjen në krye të klasifikimit.

Ndeshja ishte e ekuilibruar në tërësi. Vendimtar episodi i minutës së 37-të, kur Gati, në tentativë për të ndërhyrë para Turam, e dërgoi topin në rrjetën e Sheznit me gjoks.

Për pjesën e dytë duhet përmendur një shtyllë e Hakan Çalhanoglu, ndërsa rezultati nuk ndryshoi dhe Interi shkon kështu në kuotën e 57 pikëve. Juventusi mbetet me 53 pikë.

Kristjan Aallani, mesfushori i Kombëtares shqiptare, pavarësisht paraqitjes së mirë ndaj Fiorentinës, nuk u aktivizua asnjë minutë në këtë ndeshje nga trajneri Inzagi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë