Ngjarje

Departamenti Amerikan i Sigurisë: Rrezet e diellit vrasin Covid-19

Drita e diellit mund të vriste koronavirusin brenda disa minutash. Zbulimi i Departamentit Amerikan të Sigurisë së Brendshme ka ngjallur sot reagime dhe shpresë se epidemia do të dobësohet me ardhjen e verës.

Hulumtimet e reja zbuluan se lagështia e lartë, temperaturat dhe rrezet e diellit vrasin virusin në pikat e pështymës në sipërfaqe dhe në ajër. 

"Vëzhgimi ynë ka zbuluar deri më tani efektin e fuqishëm që drita diellore duket se ka në vrasjen e virusit në sipërfaqe dhe në ajër," tha këshilltari i Shkencës dhe Teknologjisë në Shtëpinë e Bardhë, Bill Bryan.

Virusi vdes më shpejt në prani të rrezeve të diellit dhe mbijeton më së miri në kushte shtëpie, zbuloi studimi. Ai gjithashtu se zbardhuesit dhe dezinfektuesit e tjerë shpejt vrasin brenda pak minutash virusin në sipërfaqe.

Presidenti Trump komentoi studimin duke sugjeruar se dezinfektuesi mund t’i injektohet njerëzve , i cili është jashtëzakonisht i dëmshëm kur gëlltitet nga njerëzit.

Bill Bryan tha që studimet mbi virusin treguan se zbardhuesi vret koronavirusin në rreth pesë minuta, dhe alkooli izopropil e shkatërron atë edhe më shpejt.

"Virusi vdes më shpejt në prani të dritës së diellit," tha ai. Bryan bëri të ditur se një laborator biologjik i ushtrisë amerikane në Uashington e kishte testuar virusin.

“Temperatura gjithashtu ndikon në jetëgjatësinë e virusit", tha Bryan.

Me ngrohjen e temperaturave, studiuesi amerikan tha se ky studim ishte një armë tjetër në luftën kundër virusit gjatë verës". "Do të ishte e papërgjegjshme për ne të themi se ndiejmë se vera do të vrasë plotësisht virusin. Por temperaturat e nxehta do të jenë një ndihmesë e madhe”, tha ai.

Por mënyra se si reagon virusi në një laborator nuk do të thotë se kjo është edhe mënyra se si transmetohet në ajër. Gjetjet e studiuesve amerikanë nuk janë befasuese. Shkencëtarët kanë thënë prej kohësh që kimikatet si zbardhuesi mund të shkatërrojnë viruset, përfshirë koronaviruset, ashtu si edhe drita ultravjollcë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë