Ka ndodhur

Denoncon se i vodhën paratë, por në banesë i gjenden kanabis dhe fishekë

Ka dështuar përpjekja e një 42-vjeçari për të mashtruar policinë në Tepelenë. Ai ka marrë në telefon uniformat blu, duke deklaruar se i kanë vjedhur paratë në banesë. Menjëherë policia i ka shkuar në shtëpi për të nisur hetimet në lidhje me denoncimin e tij.

Gjatë kontrollit, ata kanë gjetur një sasi të vogël lënde narkotike kanabis sativa dhe 219 fishekë model 56. 42-vjeçari është vënë në pranga.

Tashmë ai do të hetohet nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për tre vepra penale, “Kallëzim i rremë”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë