Ka ndodhur

Denoncohen si të zhdukura dy gra në Pogradec dhe Elbasan

Gazeta Si - Familjarët e dy grave në Pogradec dhe Elbasan kanë denoncuar zhdukjen e fëmijëve të tyre.

Një 28 vjeçare banore e fshatit Çerravë është denoncuar e zhdukur nga nëna e saj në Pogradec të dielën.

Në dëshminë e 54-vjeçares, ajo ka thënë se vajza është larguar nga banesa më datë 25 prill dhe nuk është kthyer më.

Ndërkohë në Elbasan është zhdukur një 37-vjeçare, ndërsa rasti është denoncuar nga e motra.

Policia e Pogradecit dhe Elbasanit thonë se kanë nisur kërkimet për të zbuluar çfarë ka ndodhur me dy gratë e zhdukura.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë