Drejtësia

Dënohet me burg përjetë vrasësi i dy motrave tek ‘Astiri’ në Tiranë

Gazeta Si – Përparim Ademi shtë dënuar me burg përjetë nga Gjykata e Tiranës, pasi më 31 dhjetor 2020 vrau dy motra në zonën e Astirit në kryeqytet.

Kjo ishte masa e dënimit e kërkuar edhe nga prokuroria për 60-vjeçarin, i cili u shpall fajtor për vrasjen e motrave Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani.

Ngjarja ndodhi në Tiranë thuaje dy vjet më parë, siç dyshohet për shkaqe xhelozie, pasi autori kishte një raport me njërën prej viktimave, e cila i kishte kërkuar ndarjen.

Sipas rindërtimit të ngjarjes, Ademi ka shkuar me armë zjarri në ambientet e apartamentit ku jetonin Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi.

Ai ka nisur të qëllojë drejt derës së apartamentit ende pa u hapur dhe pasi ka hyrë brenda ka qëlluar me breshëri plumbash edhe ndaj tyre duke i lënë të vdekura në vend. Shqiptaro-maqedonasi u arrestua disa orë pas krimit nga Policia e Tiranës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë