Drejtësia

Dënohet me 8 muaj burg për shpërdorim detyre ish-kryebashkiakja e Libohovës

Gazeta Si- Ish-kryetarja e Bashkisë së Libohovës, Luiza Mandi u dënua nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion (GJKKO) me 1 vit burg për akuzën e shpërdorimit te detyrës.

Por për shkak se procesi u zhvillua me gjykim te shkurtuar, ajo u dënua me 8 muaj burg dhe për 5 vite të mos ushtrojë asnjë funksion publik.

Mandi u kallëzua nga një qytetar, i cili pretendonte se në pronat e familjarëve të tij po zhvillohej një projekt nga bashkia për zgjerimin e rrugës në kundërshtim me ligjin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë