Gazeta Si – Sokol Sanxhaktari është dënuar me 15 vite burg nga Gjykata e Apelit Durrës. Ish-dhëndrri i kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini, është dënuar për vrasjen e Florian Lamçes, mikut të tij të ngushtë.
Adriano Hajdari, bashkëpunëtor në krim, është dënuar me 8 vite burg. Të dy përfitojnë ulje të dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar, kështu që Sanxhaktari do të vuajë 10 vite nga dënimi, ndërsa Hajdari 5 vite e 4 muaj.
Gjykata e Shkallës së Parë në Elbasan kishte dhënë dënim me 18 vite burg për Sanxhaktarin dhe Hajdarin, por ky vendim u apelua. Vrasja e Lamçes ndodhi më 30 korrik 2020. Atë ditë Sanxhaktari, Lamçe dhe Hajdari po festonin në një lokal, ku konsumuan alkool dhe lëndë narkotike.
Gjakrat u ndezën mes të rinjve dhe Sanxhaktari e Hajdari rrahën në mënyrë brutale Lamçen, duke i shkaktuar vdekjen.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.