Lajme

Dënimi me shërbim prove, Prokuroria ankimon vendimin për Tahirin

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka ankimuar në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda vendimin ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, dhe ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Jaeld Çela.
Prokuroria ka ankimuar vendimin për dënimin me 3.4 vite shërbim prove të ish-ministrit Tahiri.
Prokuroria kërkoi dënimin me 12 vite burg për ish-ministrin Tahiri, dënim i cili zbriste në 8 vite, pasi ishte pranuar kërkesa e Tahirit për gjykim të shkurtuar.
Ndërkohë, Gjykata e Krimeve të Rënda rrëzoi pretencën e Prokurorisë, duke dhënë 3.4 vite shërbim prove për ish-ministrin. Trupa gjykuese e liroi ish-ministrin nga tri akuzat e rënda, ajo e “krijimit të grupit të strukturuar kriminal”, “korrupsion i zyrtarëve të lartë” dhe “bashkëpunim në trafik droge”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë