Lojëra me Dore

Dëmtim në shpatull, Gjokoviç tërhiqet nga US Open

Kampioni në fuqi i US Open, Novak Gjokoviç ka mbetur jashtë turneut, pasi u largua për shkak të një dëmtimi në ndeshjen e fundit ndaj zviceranit Stan Vavrinka. Gjokoviç, 32 vjeç, u tërhoq pas një problemi në shpatull pak sekonda pasi kishte gabuar dy herë rresht shërbimin.

"Më vjen keq për tifozët. Ata erdhën për të parë një ndeshje të plotë, por nuk kisha mundësi që të vazhdoja më tej"- tha numri një i botës, Novak Gjokoviç.

Kampioni tre herë i US Open, Vavrinka kishte dominuar në fakt ndeshjen e vlefshme për raundin e të 16-ve në një atmosferë të nxehtë në stadiumin “Arthur Ashe”, duke udhëhequr 6-4 7-5 2-0, kur Gjokoviç vendosi që ai nuk mund të vazhdonte. Vavrinka, 34 vjeç, do të luajë në raundin e pestë përballë rusit Daniil Medvedev.

Gjokoviç ishte favoriti i kryesor për të ruajtur titullin e tij në këtë turne, që do të ishte Grand Slam-i i 17-të, në karrierën e tij, vetëm 3 më pak se zvicerani Roxher Federer, i cili ka 20 Grand Slam-e në karrierë. Sa i përket dëmtimit, mbetet për tu parë tashmë se çfarë do të thonë ekzaminimet mjekësore, për të parë më pas fazën e rikuperimit të tij. Kjo ishte hera e gjashtë për Novak Djokoviç që tërhiqet nga një ndeshje Grand Slam dhe hera e 13-të në karrierën e tij tenistike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë