Arsim

Del teza e gjuhës shqipe dhe letërsisë 15 minuta pas fillimit të provimit

Nga Gazeta Si- Nëse para një jave teza e provimit të gjuhës së huaj u publikua për rreth më shumë se 40 minuta pasi kishte filluar provimi i maturës, sot teza është publikuar në 15 minuta. Në rrjetin social Instagram është publikuar varianti A i tezës.

Kujtojmë se ditën e djeshme Ministrja e Arsimit Evis Kushi deklaroi se dalja e tezës së provimit është një detaj që nuk cënon procesin e provimit.

Sot maturantët zhvillojnë provimin e dytë të Maturës Shtetërore, atë të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.

Provimi nisi në orën 10:00 deri në orën 12:30. Ministria e Arsimit dhe Sportit ka njoftuar se këtë vit janë 30 mijë maturantë në të gjithë vendin.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë