Ka ndodhur

Del sot para Gjykatës banda e Laert Haxhiut, prokuroria kërkon arrest me burg

Paraditen e kësaj të diele në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan do zhvillohet seanca e vlerësimit të masës së arrestit për shtetasit e arrestuar si pjesë e bandës së Laert Haxhiut. Seanca gjyqësore do drejtohet nga gjyqtarja Megi Strakosha.

Më herët, Drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi i ka kërkuar Gjykatës masën “Arrest në burg” për 10 të arrestuarit e bandës së Laert Haxhisë.

Anëtarët e kësaj bande që ka shkaktuar disa viktima përfunduan në pranga pak ditë më parë pas megaoperacionit policor të koduar “Never Forget”, i cili bëri të mundur kapjen e disa personave me rrezikshmëri kriminale që bënin pjesë në bandën e Laert Haxhisë, pjesë e të cilës ishte edhe shtetasi Artan Tafani.

Ky tashmë është shndërruar në të penduarin e drejtësisë. Nga deklarimet e tij para organit të akuzës janë zbardhur disa nga ngjarjet kriminale më tw mwdha në vendin tonë, të cilat rezulton të jenë kryer nga banda e Laert Haxhisë ku bënte pjesë edhe ai, ndërsa kreu i kësaj bande është në Greqi.

Laert Haxhiu është arrestuar nga autoritetet greke dhe pritet ekstradimi i tij në Shqipëri për të dalë para drejtësisë.

Kërkesa për masën “Arrest në burg” për:

1.Artan Tafani

2.Laert Haxhiu

3.Lulzim Spahia

4.Ligor Romacka

5.Erisjano Abedini

6.Marglen Topuzi

7.Idriz Manej

8.Bujar Abedini

9.Enriko Xhahysa

10.Bledar Berberi


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë