Media Galeri

Del në treg pajisja për lojërat elektonike më e vogël në botë

Disa inxhinierë amerikanë kanë krijuar pajisjen për lojërat elektronike më të vogël në botë e cila është sa një pullë postare por funksionon njësoj si një pajisje me madhësi të plotë.

Pajisja e quajtur ‘Thumby’ vjen me pesë lojëra klasike siç janë Tetris, Space Invaders dhe Snake.

Përdoruesit mund të luajnë dhe me njëri-tjetrin me anë të një kabllo lidhëse.

Pajisja po shitet për 19 dollarë me çmim më të lartë nëse personat duan edhe kabllon lidhëse.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë