Arredim

Dekore për raftin e librave dhe jo vetëm…

E di se ke arritur statusin e të rriturit kur mendon se si të arredosh këndin e librave pa e ekzagjeruar por dhe pa qenë tradicional. Gjithsesi e rëndësishme është të dini si ta kombinoni me pjesën tjetër të shtëpisë dhe çka është më e rëndësishmja, ta pasuroni gjithmonë.
Cosmopolitan ka dhënë disa ide se si mund ta bëni këtë:

Mund ta bëni të lëvizshëm. Një raft nuk ka pse të jetë i vendosur diku pasi në çdo moment mund të lindë ideja për ta lëvizur në një kënd tjetër.

Shumë prej nesh kemi pasur një dollap të tillë dikur. Dizejnues të ndryshëm thonë se siç shumë gjëra po kthehen nga e kaluara, pse të mos kthehen dhe këto. Janë perfekt për të mbrojtur librat dhe suvenire të ndryshme nga pluhurat si dhe për të krijuar një ide ndryshe nga ajo çfarë jemi mësuar të shohim.

Një sfond i zi dhe çdo gjë që do vendosësh aty do të duket perfekte dhe moderne.

Dhe për të gjithë ato që nuk duan të guxojnë aq shumë, mund të instalojnë një kënd më miqësor me ngjyra të ëmbla.

Totalisht moderne. Një kënd ngjyrë të bardhë ku nuk mungojnë vazot e luleve dhe objekte të tjera në forma të ndryshme.

Praktike dhe të bukura. Kur keni shumë libra është më mirë të vendosni dy rafte pranë njëri-tjetrit sesa të ngjeshni librat në një.

Mendoni për ngjyrën e murit. Ndonjëherë është muri ai që ka rëndësi. Një kontrast midis ngjyrës së murit dhe këndit i jep pamjen finale.

Arredoni dhe ambientin përreth raftit pasi kjo do tregojë se sa moderne është shtëpia.

Bëni një galeri arti. Është bukur kur shikon një anë muri pranë raftit, të mbushur me fotografi.

Mendoni dhe për pjesën tjetër të shtëpisë përveç sallonit. Mos harroni të dekoroni dhe kuzhinën për shembull.

Shtoni lule. Lulet nuk janë kurrë tepër, në asnjë pjesë të shtëpisë.

Mund të tregoni gjithë krenari një koleksion që keni. Koleksionet i japin hijeshi shtëpisë.

Burimi: Cosmopolitan. Përktheu: Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë