Nga Gazeta 'Si'-Një avion i nisur nga Rinasi drejt Bolognas në Itali, ka pësuar defekt në njërin prej dy motorëve dhe është detyruar të bëjë ulje emergjente ne aeroportin e Barit.
La Repubblica shkruan se avioni i ’Albawings AWT 229’’ i linjës Tiranë-Bologna, po fluturonte në lartësinë 11 mijë metra kur u detyrua të bënte ulje emergjence vetëm një orë pas nisjes nga kryeqyteti shqiptar.
Incidenti ndodhi pasditen e 3 nëntorit rreth orës 13:12 kur avioni bëri devijimin teksa ndodhej në brigjet e Viestes.
“Boeing 737”, i cili funksionon prej 30 vitesh, u ul në Bari me vetëm një motor të ndezur.
Manovrat emergjente në aeroportin e Barit shkaktuan vonesa edhe për avionët e tjerë në nisje dhe mbërritje. Por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar apo dëme në objektet apo automjetet e aeroportit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.