Lojëra me Dore

Debutim fantastik i Gjokoviç në Us Open, në fund të turneut rikthehet numri 1

Gazeta Si – Për një ore e 26 minuta tenisti serb likuidoi Muler. Në fund të turneut amerikan do të jetë sërish në krye të renditjes Atp. Stop për Auger Aliasime.

Gjokoviç gjate ndeshjes. Gazeta Si, 29 gusht 2023

Debutim pa probleme për Novak Gjokoviç në Us Open. Ai vinte nga finalja e mrekullueshme e Sinsinatit, ku mundi Karlos Alkaraz, dhe kaloi lehtë Aleksandre Muler në një ndeshje që nuk ekzistoi. ‘Nole’ e mbylli shpejt me rezultatin 6-0, 6-2 dhe 6-3.

Ky sukses i garanton Gjokoviçit rikthimin si numri 1 në botë pas Us Open. Ai ishte që më parë lider i të gjitha kohërave për javët në krye të klasifikimit me 389 të tilla.

Turi i dytë nuk do të jetë shumë komod për serbin, që do të ndeshet me Zapatën, i cili mundi me 3 sete Kuin. Më parë fitoi edhe Stefanos Tsitsipas ndaj Milos Raoniç. Në turin e dytë greku do të gjejë Striker.

Vazhdon viti i tmerrshëm për Auger-Aliasime, që vazhdon të humbasë dhe të eliminohet që në turin e parë nga amerikani MekDonald, 7-6, 4-6, 6-1 dhe 6-4. Nuk tradhton numri 1 amerikan, Fritz, që ka mundur Xhohnson 6-2, 6-1 dhe 6-2.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë