Moti

Dëborë në male, në bregdet erë e fortë

Gadishulli i ballkanit po ndikohet nga hyrja e masave ajrore të paqëndrueshme Antlantike të cilat do të mbyllin vjeshtën me mot të paqëndrueshëm në vendin tonë.

Sot ( e diel) moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu me stuhi në  zonën Veri-perëndiore. Në zonat malore do të ketë reshje bore. Era do të jetë e vrullshme me drejtim Jug -lindje me shpejtësi 15-25 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 6-7  me lartësi vale 1,5 deri në 2,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime.  

Temperaturat:

Zona malore        5/11°C
Zona e ulët          11/18°C
Zona bregdetare  13/19°C


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë