Ka ndodhur

Dëbora në Vithkuq, zhbllokohen makina dhe borëpastruesja që kishin ngecur në rrugë

Gazeta Si – Dy mjete u bllokuan një ditë më parë nga dëbora e madhe në Vithkuq, në zonën e Mashkullorës. Një nga xhipat që tentuan të kalonin zonën për të shkuar në Korçë rrëshqiti dhe ra në kanal.

Me këtë makinë udhëtonte një familje me 5 anëtarë, që dolën nga mjeti pa lëndime. Xhipi tjetër, me të cilin udhëtonin 13 persona, u kthye me vështirësi nga rruga. Bashkë me familjen prej 5 personash ata u kthyen sërish në fshatin Panarit.

Borëpastruesja që shkoi për të hapur rrugën dhe për të ndihmnuar në lëvizjen e mjeteve të bllokuara, ngeci edhe ajo nga bora dhe stuhia e erës.

Sot shkuan në vend dy borëpastruese të tjera, që bënë të mundur hapjen e rrugës dhe nxjerrjen e xhipit dhe borëpastrueses së bllokuar dje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë