Shendet

Debati/ Infektojnë më pak, por a duhet të ruhemi nga personat asimptomatikë?

Në një kohë kur shifrat e të prekurve dhe të shtruarve po rriten ditaditës, konfuzioni që të gjithë po përjetojnë nga Covid-19, ka një përhapje më të madhe se vetë virusi, sidomos për personat asimptomatikë për të cilët studiues të ndryshëm europianë kanë thënë së fundmi se janë më pak infektues.
Ekspertët e shëndetit nuk janë tepër të qartë, pasi kjo është një sëmundje e re dhe të gjithë tregojnë informacione të shoqëruara me pikëpyetje të mëdha. Një ndër gjërat më kryesore për të cilat nuk jemi ende të qartë, është edhe përhapja e infektimit nga personat asimptomatikë.
Në një nga deklaratat e OBSH dy javë më parë u deklarua se një studim i realizuar nga universiteti Johns Hopkins, tregoi se personat asimptomatike e përçojnë virusin shumë pak tek personat e tjerë.
Ndërkohë në vendin tonë, nuk ka një raportim të saktë të personave asimptomatikë. Momentalisht ne kemi 807 persona aktivë prej të cilëve 81 të shtruar në Spitalin Infektiv, ndërkohë nuk kemi një listë të saktë të personave asimptomatike. Gazeta “Si” ka pyetur në instancat përkatëse për një shpjegim të tillë, por ende nuk ka marrë përgjigje, ndërkohë që qytetarët shqiptarë, ende nuk e dinë nëse duhet të ruhen apo jo nga personat asimptomatikë.


Ishin pikërisht studiuesit italianë që arritën në këtë përfundim fillimisht, më pas lajmi u konfirmuar nga Maria Van Kerkhove, udhëheqësja teknike e OBSH-së për Covid-19.
“Është shumë e rrallë që një person asimptomatik të transmetojë virusin tek të tjerët,” tha epidemiologia Van Kerkhove.
Por nuk zgjati shumë dhe kjo deklaratë u hodh poshtë përsëri po vetë nga OBSH dhe epidemiologja Van Kerkhove.
Ajo tha se sa mund të bartet koronavirusit nga njerëzit e infektuar, por pa simptoma, është ende “një e panjohur e madhe dhe ende nuk dihet se sa është niveli i transmetimit saktësisht, pasi studimi i përcaktuar nga italianët fillimisht, ishte i kufizuar në numrin e pjesëmarrësve dhe nuk i tregon saktësisht të dhënat.
Edhe pse një pjesë e njerëzve, që kanë dalë pozitivë në testet për koronavirus, nuk kanë pasur simptoma, ende nuk dihet saktësisht se sa mund ta përhapin këta njerëz virusin. Van Kerkhove ka deklaruar më parë kanë ardhur nga shtetet që kanë kryer “gjurmimi i saktë epidemiologjik”.
Organizata të ndryshme shëndetësore nëpër botë kanë konstatuar se 1/3 e personave të infektuar janë pa simptoma dhe gjysma e transmetimeve kanë ndodhur përpara se personat të shfaqin simptoma.

Copyright © Gazeta "Si"

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës "Si", në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë