71.5 milionë ndjekës të ambasadorit të UNICEF-it, David Beckham ditën e dielë ishin dëshmitarë të asaj çfarë po ndodh në Ukrainë, treguar me anë të postimeve në Instagramin e Beckham nga mjekja Iryna që punon në Kharkiv në qendrën rajonale prenatale.
Iryna u tregoi 71.5 milionë ndjekësve të Beckham bodrumin e vogël ku u evakuuan të gjitha gratë shtatzëna dhe nënat e reja gjatë ditës së parë të pushtimit rus. Ajo postoi edhe fotografi të të porsalindurve në njësinë e kujdesit intensiv. Në një video, ajo filmoi një nënë të re, Yana, duke mbajtur djalin e saj, Mykhailo, i cili lindi me probleme të frymëmarrjes.
Iryna tha se ajo tani punon “24/7” dhe se “Ne ndoshta po rrezikojmë jetën tonë, por nuk mendojmë fare për këtë. Ne e duam punën tonë… Ne shqetësohemi, qajmë, por askush nga ne nuk do të dorëzohet”.
Beckham, ambasador i UNICEF-it që nga viti 2005, u kërkoi ndjekësve të tij të dhurojnë për Organizatën, e cila po punon në Ukrainë për t’u siguruar familjeve akses në ujë të pastër dhe ushqim, duke ofruar pajisje të gatshme për përdorim në spitalet e lindjes dhe duke siguruar që shërbimet e mbrojtjes së fëmijëve të vazhdojnë.

“Falë donacioneve tuaja, ne po i ndihmojmë të porsalindurit të mbijetojnë në kushte të tmerrshme”, tha ai.
Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, ka qenë objektivi i vazhdueshëm i rusisë për tre javë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



