Edhe dy ditë na ndajnë nga dasma më e përfolur në Britani.
Çifti mbretëror Princ Harry dhe aktorja e njohur amerikane Meghan Markle do të kurorëzojnë lidhjen e tyre në martesë më 19 maj.
Duket se çdo gjë është gati për ceremoninë e madhe që do të mbahet në kështjellën Windsor.
Por kush eshte këngëtari që do të performojë në ceremoninë martesore të çiftit.
Burime për Tmz kanë treguar se është pikërisht legjenda e muzikës britanike Elton John, ai që do të performojë në dasmën e Princit Harry dhe Meghan Markle.
Kjo duket një zgjidhje e duhur, nëse marrim parasysh historinë e këngëtarit me Princin Harry, Princeshën Diana dhe familjen mbretërore.
Sipas burimeve këngëtari do të shfaqet në skenë për t’i argëtuar të pranishmit, ndonëse ende nuk dihet në qoftë se ai do të performojë në ceremoninë në kishë apo në pritjen e mysafirëve në mbrëmje.
Elton ka raporte shumë të mira me familjen mbretërore, si dhe ishte mik shumë i afërt i Princeshës Diana. Dyshja kishin punuar se bashku për te mbledhur donacione për trajtimin e AIDS.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.