Mode

Dashuria e përjetshme e Mbretëreshës Elizabetë me çantën e saj

Të gjithëve na ndodh të kemi një aksesor më të pëlqyer se gjithçka tjetër. Kjo na bën ta përdorim atë sa më shpesh. Duket se edhe Mbretëresha nuk bën përjashtim në këtë pjesë. Shpesh Elizabeta e II-të është komentuar për kombinimet e saj më të veçanta që zgjedh në çdo dalje publike, ndërsa së fundi është folur për çantën e saj të cilën ajo e mban rregullisht më shumë se 50 vite.

Dashuria e përjetshme e Mbretëreshës Elizabeth për çantën e saj Launer ka dalë në ballë nga një artikull i botuar nga Mirror UK, shkruar nga Zoe Forsey. Në artikullin thuhet se "Mbretëresha është duke përdorur të njëjtën çantë për 50 vjet - duke përfshirë edhe takimet dhe daljet e saj shumë të veçanta ". Duket se çanta Launer, mbetet një ndër gjërat më të preferuara të Mbretëreshës.

Sipas artikullit të botuar në Mirror më 8 janar, Mbretëresha e mban këtë çantë për çdo rast të rëndësishëm duke përfshirë angazhimet zyrtare, vizitat presidenciale dhe ngjarjet e tjera kryesore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë