Nga Gazeta ‘Si’- Pas humbjes në zgjedhjet e 11 majit, Dash Shehi jep dorëheqjen nga Djathtas për Zhvillim Kombëtar.
Në një konferencë për mediat, kreu i këtij koalicioni tha se mban përgjegjësi për humbjen në zgjedhje dhe largohet duke iu hapur rrugën të tjerëve.
“Pranoj humbjen dhe mbaj përgjegjësi, dorëhiqem nga drejtimi i koalicionit”, u shpreh Shehi.
Djathtas për Zhvillim Kombëtar, i drejtuar nga Dash Shehi nuk arriti të marrë asnjë mandat në zgjedhjet e 11 majit. Ai i quan zgjedhjet një farsë dhe tha se listat e mbyllura, votat e diasporës dhe mungesa e komisionerëve nxorën këtë rezultat.
Sipas Shehit, e vetmja pozitive e këtyre zgjedhjeve ishte që partitë të reja e çan rrethimin.
“Nga zgjedhjet pati një element pozitiv; partitë të reja e çanë rrethimin dhe bravo u qoftë. Uroj të prodhojnë një sinergji politike më të mirë. Vetëm kjo është e mira këtyre zgjedhjeve”, theksoi ai.
Edhe Enkelejd Alibeaj tha se merr përgjegjësinë për humbjen. Ai theksoi se dështuan që të përcillnin te njerëzit idetë dhe programin e tyre, që sipas të cilit, ishte realist.
“Ajo që doli nga kutitë ishte poshtë pritshmëritve tona dhe ashtu si Shehi, nuk ka përgjegjësinë e vetme në këtë rezultat por edhe unë bashkë me të. Unë dua të gjej përgjegjësinë te vetja së pari. Te paaftësia jonë për të përcjellë tezat, programin dhe qëndrimet tona, që ishin realiste dhe në të mirë të interesit publik. Dështuam siç duket për ta përcjellë te njerëzit, dështuam për të ngjallur shpresë dhe entuziazëm. Megjithë defektet zgjedhore të listuara nga raporti i OSBE-ODIHR qëndrojnë. Administrata ishte një fushë betejë elektorale për PS, para pa fund të hedhura në fushatë. Nëse hierarkia e zgjedhjeve ishte kjo që ishte, nuk kam asnjë drojë të them se është hierarkia e parave të hedhura në fushatë, edhe ato të pakontrolluara”, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.