Politike

Darka luksoze në Dubai, të rinjtë e FRPD protestë në shkallët e kryeministrisë

Një grup të rinjsh të FRPD  qëndruan disa minuta para kryeministrisë në shenjë proteste ndaj një darke luksoze të disa prej ministrave të kabinetit qeveritar në Dubai.

Kryetari i FRPD, Belind Këlliçi tha se shfaqja me vaksinat e Edi Ramës sot është pjesë e propagandës “për të mbuluar skandalin e darkës luksoze në Dubai”

 “Ndërkohë që situata e rëndë dhe mjerimi ekonomik është kudo në Shqipëri, qeveria vazhdon me propagandën. Sot na kanë dalë me vaksinën anti Nusret (emri i restorantit në Dubai) për të larguar vëmendjen nga skandali që u ka plasur me ministrat e saj në Dubai”, - tha Këlliçi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë