Media Galeri

Dalin në ankand materiale nga James Bond për të shënuar 60-vjetorin e krijimit të tij

Nga një makinë Aston Martin DB5 te kostumet e veshur nga Daniel Craig në “No Time to Die”, një sërë produktesh dhe relikeve të James Bond po ofrohen në një ankand bamirësie menjëherë pasi ekskluziviteti i filmit feston 60 vjetorin.

Shitja me dy pjesë do të mbahet si një ankand i drejtpërdrejtë të mërkurën dhe një ankand online me oferta të hapura deri në ditën e James Bond më 5 tetor, data e premierës botërore për filmin e parë për agjentin sekret britanik që u mbajt në vitin 1962.

Kryesuesja është makina e përdorur për disa marifete të mbushura me adrenalinë në “No Time to Die”.

Me një vlerësim çmimi prej 1.62 milion dollarë deri në 2.16 milion dollarë, është një nga tetë kopjet e ndërtuara për filmin.

Pjesët e tjera përfshijnë një dërrasë të nënshkruar “No Time to Die”, me një vlerësim të çmimit prej 5,000-7,000 paund, si dhe kostume të veshura nga anëtarët e kastit të filmit si Rami Malek dhe Lashana Lynch.

Ka edhe automjete të tjera, ora dhe kostume.

Të ardhurat nga dy ankandet “Gjashtëdhjetë vjet James Bond” do të shkojnë për bamirësi të ndryshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë