Politike

Çuçi: Opozita është bërë qesharake, buxhetin e kemi diskutuar nëpër komisione, në seancë vetëm miratohet

Kreu i grupit parlamentar të PS, Bledi Çuçi e ka cilësuar si “revolucionin e karrigeve” aksionin e përsëritur nga grupi Bardhi-Berisha në Kuvend.  

Duke u pyetur për kalimin e buxhetit në një seancë që zgjati rreth 8 minuta, Çuçi tha se detajet mbi buxhetin janë diskutuar në komisione dhe me grupet e interesit.

“Revolucioni i karrigeve, e patë ju seancën e radhës. Është kthyer komplet në qesharake kjo histori. Buxheti nuk është miratuar në 8 minuta por pas një diskutimi shumë të gjatë që ka pasur në komisione. Ne nuk i merrnim dot me zor që të hynin në komisione.

Janë konsultuar me të gjitha grupet e interesit, mbledhjet kanë qenë të hapura. Diskutimet kanë qenë shteruese. Aty debatohet, aty hidhen alternativat. Seancat plenare bëhen për të miratuar. Pa diskutim që ka një anomali të shkaktuar nga opozita” tha Çuçi.

I pyetur për rrëzimin e Komisioneve Hetimore të ngritur nga opozita, Çuçi tha se ata janë rrëzuar vetëm për shkak të objektit që nuk është në përputhje me Kushtetutën.

Sa i përket nismën për ndryshimin e ligjit, ai shtoi se ky ndryshim kënaq edhe deputetët e opozitës.

Po e sjell në kujtesë debatin për Komisionet Hetimore, ata janë e drejtë ligjitime e opozitës, e kemi shprehur qartë që Komisionet Hetimore që ka kërkuar opozita nuk janë miratuar për shkaqe të objektit të tyre.

Pse ata nuk e sjellin sipas kërkesës kushtetuese, pse nuk e cojnë në Gjykata Kushtetuese vendimin që kemi marrë ne për ta hedhur poshtë për shkak të objektit? Ata do ngrihen nëse janë sipas përcaktimeve të Kushtetueses.

 Të vijmë të propozimi i ri, ne kemi pritur që të kemi bashkëpunim, ka pasur disa iniciativa spontane, ne bëmë variantin tonë dhe besoj që varianti që kemi cuar kënaq edhe deputetët e opozitës dhe që kanë të bëjnë me objektin dhe varianti që kemi paraqitur përfshin të gjitha përcaktimet, detyrimet që i ka vënë Kuvendit, GJK. Kemi marrë në konsideratë ligjet e Gjermanisë” shtoi ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë