Media Galeri

‘Critics Choice Awards’, aktorët që ishin pjesë e mbrëmjes

Filmi “Everything Everywhere All at Once” ka fituar dy çmimet kryesore në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të Critics Choice Awards që u mbajt në Los Anxhelos.

Nën regjinë e Daniel Kwan dhe Daniel Scheinert, filmi u vlerësua si filmi dhe regjia më e mirë.

Çmimet kryesore të serialeve televizive shkuan për “Better Call Saul” për dramën më të mirë dhe “Abbott Elementary”, për komedinë më të mirë.

Brendan Fraser fitoi çmimin aktori më i mirë për filmin “The Whale”, Angela Bassett mori çmimin e aktores dytësore më të mirë në filmin “Black Panther: Wakanda Forever” dhe Cate Blanchett fitoi çmimin e  aktores më të mirë për performancën e saj në “Tar” .


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë