Shendet

Covidi i zgjatur është më i keq për pacientët që kanë pasur simptoma të lehta

Melissa Heightman, pjesë e National Health Service(NHS) në Angli thotë se pacientët me Covid-19 të cilët janë të shtruar në spital dhe shërohen ka më shumë të ngjarë të shmangin simptomat që zgjasin gjatë.

Covidi i zgjatur është termi i dhënë për lodhjen dhe efektet e tjera anësore të vazhdueshme nga sëmundja, të cilat mund të zgjasin me muaj. Në disa raste efektet mund të jenë aq shkatërruese saqë njerëzit mendojnë se nuk do të kthehen në jetën normale.

Një në pesë persona që kalojnë virusin vuajnë simptomat afatgjata, sipas Grupit Parlamentar All-Party (APPG).

Heightman, e cila është dhe pedagoge në Universitetin e Londrës si dhe mjeke në Spital, thotë se simptomat që zgjasin janë veçanërisht të zakonshme në pacientët që nuk kanë përjetuar simptoma të rënda.

“Sigurisht që ne shohim modele krejt të ndryshme në pacientët që u pranuan në spital me infeksion të rëndë kundrejt atyre pacientëve që nuk u shtruan në spital. Tek personat që nuk janë shtruar dhe e kanë kaluar covidin lehtë, është vënë re se virusi ka qenë në gjendje të shkaktojë efekte që qëndrojnë për shumë muaj.

Ajo pohoi se pacientët e pranuar në spital me sëmundje të rëndë shohin një trend përmirësimi vërtet të madh me kalimin e kohës' por simptomat mbeten më ‘kokëforta’ tek të tjerët.

“Shkencëtarët besojnë se arsyeja për ndryshimin në reagimet midis pacientëve të shtruar në spital dhe atyre që kanë Covid të zgjatur pas simptomave të lehta është për shkak se virusi prek ata ndryshe”, tha ajo.

Ajo shtoi se Covid i zgjatur është i shërueshëm me terapi por gjithsesi e shikon covidin e zgjatur si një krizë të fshehur shëndetësore të pandemisë dhe ka të ngjarë të ketë një ndikim të madh në shoqëri për shumë vite.

Burimi: Daily Mail. Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë