Ka ndodhur

Covid/ MSH: 120 qytetarë të infektuar, 6 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë raportoi sot se 2,506 testime kanë rezultuar 120 qytetarë të infektuar. Ndërkohë numri i vdekjeve mbetet i lartë. Në 24 orë janë shënuar 6 humbje jete.

Betejën me Covid-19 nuk kanë arritur ta fitojnë një qytetar nga Vlora 38 vjeç, një qytetar nga Pogradeci 68 vjeç, një qytetar nga Elbasani 70 vjeç, një qytetar nga Durrësi 79 vjeç, një qytetar nga Tirana 83 vjeç dhe një qytetar nga Fieri 86 vjeç.

Rastet e reja – Ministria thotë se në 24 orët e fundit janë kryer 2,506 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 120 qytetarë, në këto bashki: 56 në Tiranë, 11 në Fier, 7 në Vlorë, 6 në Durrës, Berat, 3 në Kamëz, Mat, Përmet, Gramsh, 2 në Kukës, Tropojë, Lezhë, Lushnje, Divjakë, Sarandë, 1 në Mirditë, Kurbin, Dibër, Bulqizë, Mallakastër, Selenicë, Memaliaj, Kolonjë, Kuçovë, Skrapar.

Ndërkohë në të gjithë vendin janë 5,178 pacientë aktivë me COVID19.

Situata në spitale - Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 122 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 171 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 197,547që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (20 Dhjetor 2021)

Raste të reja ditore          120

Të shëruar në 24 orë       171

Të shtruar në spitale       122

Humbje jete në 24 orë    6

Testime ditore                 2,506

Testime totale              1,441,247

Raste pozitive                205,897

Raste të shëruara          197,547

Raste Aktive                      5,178

Humbje jete                      3,172

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           2,451

Fier                 584

Shkodër          359

Durrës             344

Gjirokastër     306

Elbasan           284

Berat               260

Vlorë                214

Lezhë               125

Korçë               121

Kukës               66

Dibër                64


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë