Ka ndodhur

Covid / Më shumë të shëruar se të infektuar; 7 viktima në 24 orët e fundit

Shtatë persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga Covid. Mosha e viktima shkon nga 54 deri në 83 vjeç, ndërkohë që numri i infeksioneve të reja vijon të mbetet i lartë.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, janë 820 raste të reja nga rreth 5500 testime të kryera në këtë hark kohor.

Shpërndarja gjeografike e viktimave është si vijon: 2 qytetarë nga Elbasani të moshave 81-83 vjeç, 1 qytetare 54 vjeçe nga Lezha, 1 qyterar 57 vjeç nga Shkodra, 1 qytetare 62, vjeçe nga Tirana, 1 qytetar 71 vjeç nga Berati, 1 qytetare 75 vjeçe nga Gjirokastra"

Në total janë 12,483 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 223 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.

Ndërkohë, ministria raporton se në 24 orët e fundit, numri i të shëruarve tejkaloi numrin e rasteve të reja, pasi u regjistruan 1075 raste të tilla.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë