Ka ndodhur

Covid i merr jetën piktorit 30-vjeçar

Ka ndërruar jetë në moshën 30-vjeçare nga COVID-19 piktori Kristi Baba. Lajmin e trishtë e ka njoftuar babai i tij përmes një postimi në rrjetet sociale. I ati, Ernest Baba shkruan se djali i vetëm u nda nga jeta në lule të rinisë.

“Me hidhërim të thellë dhe dhimbje të madhe ju njoftojmë se djali ynë i vetëm Kristi Baba piktor u nda nga jeta në moshën 30-vjeçare në lulen e rinisë duke mos e fituar betejën me covidin.

Ti për ne ishe jeta, dielli, ajri, ishe drita e shtëpisë. T'u shuan gjithë ëndrrat e tua dhe përkushtimi që kishe për artin dhe po pregatiteshe për ekspozitë në nëntor që nuk ja arrite.

Gjithë endrrat tua u prenë në mes. Biri ynë pushofsh në paqe! Ceremonia mortore do të zhvillohet nesër me dt. 15.10.2021 nga ora 10 deri 12 në hollin e Hotel Internacional”, shkruan ai.

Kristi Baba pati hapur edhe një ekspozitë personale me një koleksion punimesh grafike dhe piktura. Ai ka marrë pjesë në disa ekspozita kolektive si, në Galerinë FAB dhe në Muzeun Historik Kombëtar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë