Ka ndodhur

Covid, bie numri i viktimave. Pozitiviteti i rasteve të reja në 24 orët e fundit, 11 për qind

Numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e Covid ra në 3 vetë në 24 orët e fundit, ndërsa edhe ranë edhe testimet e bashkë me to edhe rastet e reja.

Ministria e Shëndetësisë thotë se viktimat janë dy shtetas 66-vjeçarë dhe një 83-vjeçare. Ndërkohë, në spital janë të shtruar 161 pacientë, nga të cilët 18 në gjendje më të rënduar shëndetësore.

Numri i testimeve të kryera ka qenë 1664, ku pozitivë me Covid kanë rezultuar 195 qytetarë, ose një pozitivitet rreth 11 për qind.

Në të gjithë vendin janë 7431 pacientë aktivë me COVID19.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë