Ka ndodhur

Covid-19/ Vetëm 63 raste të reja, asnjë humbje jete 24 orët e fundit

Gazeta Si – Ka një ulje të numrit të infektimeve nga Covid-19 gjatë ditëve të fundit. Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit në vend vetëm 63 persona kanë rezultuar pozitive në 656 teste të kryera.

Lajmi i mirë është se asnjë person nuk e ka humbur betejën me Covid-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri.

Njoftimi i MSH-së
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 656 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 63 qytetarë, në këto bashki:

36 në Tiranë, 4 në Lushnje, nga 3 qytetarë në Durrës, Fier, Sarandë, nga 2 qytetarë në Mirditë, Gjirokastër, nga 1 qytetarë në Shkodër, Lezhë, Dibër, Mallakastër, Vlorë, Delvinë, Tepelenë, Pogradec, Devoll, Elbasan.

Janë 512 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 5 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete. Janë shëruar 65 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 326,882 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (28 Shtator 2022)
Raste të reja ditore 63
Të shëruar në 24 orë 65
Të shtruar në spitale 5
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 656
Testime totale 1,980,218
Raste pozitive 330,983
Raste të shëruara 326,882
Raste Aktive 512
Humbje jete 3,589

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 259
Elbasan 53
Fier 44
Vlorë 37
Durrës 26
Dibër 19
Shkodër 17
Korçë 15
Lezhë 14
Gjirokastër 13
Berat 10
Kukës 5


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë