Studiuesit kinezë kanë testuar spermën e burrave të infektuar me Covid-19 dhe zbuluan se një pjesë e tyre kishte një sasi të koronavirusin e ri në spermën e tyre, duke vërtetuar se ka një shans të madh që sëmundja të transmetohet edhe seksualisht.
Në studimin e ri morën pjesë 38 burra që ishin të shtruar në spitalin komunat Shangqiu në Kinë. Studiuesit thanë se gjetjet ishin paraprake duke u bazuar në një numër të vogël të burrave të infektuar dhe nevojiten më shumë hulumtime për të parë nëse marrdhëniet seksuale mund të shpërndajnë Covid-19.

“Kërkohen studime të mëtejshme në lidhje me informacionin e hollësishëm në lidhje me kalimin e virusit, kohën e mbijetesës dhe përqendrimin që ka ky virus në spermë. Nëse mund të vërtetohet se Sars-CoV-2 transmetohet seksualisht kjo mund të jetë një pjesë kritike e parandalimit,” shkroi ekipi në një studim të botuar në gazetën “ Journal of the American Medical Association”
Ekspertët thanë se gjetjet ishin interesante, por duhen parë me kujdes dhe në kontekstin e studimeve të tjera të vogla që nuk e kanë gjetur koronavirusin e ri në spermatozoidë. Një studim i mëparshëm ku pjesëmarrës ishin vetëm 12 pacientë të prekur nga Covid-19 në Kinë zbuloi se të gjithë ata testuan negativ për Sars-CoV-2 nga mostrat e spermës.
Allan Pacey, një profesor i andrologjisë në universitetin Sheffield në Mbretërinë e Bashkuar, tha se studimet nuk duhet të shihen si përfundimtare, pasi ka pasur disa vështirësi teknike në testimin e spermës për viruset. Ai tha se prania e Sars-CoV-2 në spermatozoide nuk tregon nëse është aktive dhe e aftë të shkaktojë infeksion.
“Sidoqoftë, nuk duhet të çuditemi nëse virusi që shkakton Covid-19 gjendet në spermën e disa burrave, pasi kjo është treguar me shumë viruse të tjera si Ebola dhe Zika”, tha ai.
Ndërsa, Sheena Lewis, një pedagoge e mjekësisë riprodhuese në universitetin Queen’s, theksoi se ky ishte një “studim shumë i vogël” dhe se gjetjet e tij ishin në mospërputhje me studime të tjera të vogla që tregojnë se Sars-CoV-2 nuk gjendjen në mostrat e spermës.
“Sidoqoftë, efektet afatgjata të Sars-CoV-2 në riprodhimin e mashkullit nuk dihen ende,” tha ajo. Burimi The Guardian, Përshtati në shqip Gazeta Si
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje