Ka ndodhur

Covid-19/ Tetë persona kanë humbur jetën 24 orët e fundit, 594 raste të reja

Shifrat e personave që humbin jetën për shkak të Covid-19 në vendin tonë mbeten të larta. Gjatë 24 orëve të fundit, sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë, kanë humbur jetën 8 persona.

Kanë rezultuar pozitivë në këto 24 orë 594 qytetarë në 3180 testime të kryera dhe janë shëruar 304 qytetarë. Rastet më të shumta të të infektuarve janë në Tiranë, më pas vijnë Durrësi dhe Fieri.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:
Janë kryer 3180 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 594 qytetarë, në këto bashki:
237 në Tiranë, 45 në Durrës, 43 në Fier, 33 në Shkodër, 32 në Elbasan, 23 në Berat, nga 16 qytetarë në Kamëz, Sarandë, 14 në Lushnje, 11 në Vlorë, nga 8 qytetarë në Gjirokastër, Mallakastër, nga 7 qytetarë në Krujë, Vorë, Patos, Dimal, nga 6 qytetarë në Kukës, Lezhë, nga 5 qytetarë në Malësi e Madhe, Kurbin, Devoll, nga 4 qytetarë në Gramsh, Kuçovë, Roskovec, nga 3 qytetarë në Fushë Arrëz, Himarë, Korçë, Peqin, nga 2 qytetarë në Kolonjë, Tepelenë, Konispol, Delvinë, Mirditë, Tropojë, Has, Pukë, Vau i Dejës, nga 1 qytetar në Shijak, Kavajë, Dibër, Selenicë, Përmet, Këlcyrë, Memaliaj, Pogradec, Skrapar, Cerrik, Librazhd.
Janë 6726 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 140 pacientë, nga të cilët 11 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 8 qytetarë: katër qytetarë nga Tirana të moshave 58-87 vjeç, një qytetar nga Gjirokastra 69 vjeç, një qytetare nga Durrësi 74 vjeçe, një qytetare nga Vlora 81 vjeçe, një qytetar nga Berati 82 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 304 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 170,730 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (22 Tetor 2021)
Raste të reja ditore 594
Të shëruar në 24 orë 304
Të shtruar në spitale 137
Humbje jete në 24 orë 8
Testime ditore 3180

Testime totale 1,276,392
Raste pozitive 180,623
Raste të shëruara 171,034
Raste Aktive 6726
Humbje jete 2,863

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3352
Fier 816
Durrës 763
Shkodër 462
Elbasan 259
Gjirokastër 188
Berat 181
Korçë 179
Lezhë 176
Vlorë 142
Kukës 141
Dibër 67


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë