Shendet

Covid-19 të infekton brenda 5 ditëve të para pasi dikush ka simptoma

Një studim i fundit i publikuar në revistën “The Lancet Microbe” tregon se virusi mund të kalohet brenda pesë ditëve të para pasi dikush tregon simptoma. Hulumtimi tregon se pacientët kishin nivele më të larta të virusit në fillim të sëmundjes së tyre dhe virusi “i gjallë” dhe i aftë për t’u riprodhuar, ishte gjetur tek ta, edhe nëntë ditë pasi kishin filluar simptomat.
Sipas ekspertëve të shëndetit publik në Britani, kjo tregon se izolimi i hershëm është thelbësor për ndalimin e përhapjes së infeksionit.
Gjithashtu, në studim u tregua se varet nga disa faktorë se sa infektues janë individët, përfshirë këtu faktin sa i qëndrueshëm është virusi dhe sasia e virusit që është në trupat e tyre. Disa raporte kanë treguar se njerëzit janë më infektivë para se të kenë simptoma dhe në javën e parë të virusit. Shkencëtarët analizuan 79 studime në të gjithë botën për Covid-19, që përfshinin njerëz simptomatikë në spitale të cilët kishin rezultuar pozitivë për virusin. Studiuesit ishin në gjendje të identifikonin virusin nga mostrat të marra në fyt deri në nëntë ditë pasi filluan infeksionet. Dhe ata gjetën sasinë e grimcave virale të ARN (fragmente të materialit gjenetik nga virusi) në mostrat e fytit të njerëzve arritën kulmin në kohën kur simptomat fillonin ose brenda pesë ditësh.
Studiuesit arritën në konkluzionin se pavarësisht se këto fragmente vazhdojnë, pasi nuk u gjet asnjë virus i përsëritur i vlefshëm pas nëntë ditësh nuk kishte gjasa që shumica e njerëzve të ishin akoma shumë infektues përtej kësaj pike. Muge Cevik, nga universiteti i St Andrews, tha se gjetjet treguan që njerëzit ishin më infektues në fillim.
"Njerëzit duhet të izolohen sa më shpejtë nëse dyshojnë ose kanë simptoma, qofshin ato shumë të lehta. Deri në kohën që disa njerëz marrin rezultatet e testit, ata mund të kenë kaluar fazën e tyre më infektive," tha Cevik.
Studimi nuk është përqendruar tek njerëzit asimptomatikë, por autorët paralajmërojnë se kërkime të tjera kanë treguar që njerëzit mund të jenë infektivë para se të marrin simptoma dhe mund të transmetojnë virusin edhe pa asnjë simptomë, kështu që është shumë i rëndësishëm izolimi.
Burimi: BBC. Përktheu: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë