Ngjarje

Covid-19, Suedia nuk do të mbyllë baret por ndalon alkoolin pas orës 22:00

Kryeministri suedez tha të mërkurën se qeveria e tij do të paraqesë një propozim ligji që do të ndalonte shitjen e alkoolit pas orës 22:00 në bare, restorante dhe klube nate nga 20 nëntori si një masë  për të frenuar përhapjen e COVID-19.

“Ne po përballemi me një situatë që rrezikon të bëhet e zezë dhe për këtë duhet të bëjmë diçka.” tha Stefan Lofven.

Suedia ka pasur një numër rekord të rasteve të reja të koronavirusit në javët e kaluara, gjë që po rëndon sistemin e kujdesit shëndetësor të vendit.

"Të gjitha indikacionet tregojnë një situatë negative.” tha Lofven në një konferencë të përbashkët shtypi me Ministren e Çështjeve Sociale Lena Hallengren.

Kryeministri Stefan Lofven

Hallengren tha se veçanërisht baret dhe klubet e natës, janë "mjedise me rrezik" prandaj një masë e tillë është e nevojshme.

Më herët kryeqyteti suedez rivendosi që të mos shkojnë më familjarët për të vizituar të moshuarit nëpër shtëpitë e kujdesit pasi u raportua një rritje e rasteve të reja në këto ambiente në Stokholm.

Në përgjithësi, vendi me 10 milion banorë ka raportuar 166,707 raste dhe 6,082 vdekje që nga fillimi i pandemisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë